“Gabova me formacionin”, Mançini: Spanja e meritoi fitoren, bëmë pak në pjesën e dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 23:27

“Gabova me formacionin”, Mançini: Spanja e meritoi fitoren, bëmë pak në pjesën e dytë

Italia u mposht me rezultatin 2-1 nga Spanja në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, teksa ibrekiët, falë këtij triumfi arritën të siguronin një biletë për finalen e madhe ndaj Kroacisë.

Mancini

Në lidhje me duelin e sotëm, foli edhe trajneri Roberto Mançini, që në prononcimin e dhënë për mikrofonat e “Rai”-it, ndër të tjera u shpreh:  

“Spanja e meritoi fitoren, edhe pse e gjeti golin në fund. Ne nuk bëmë shumë në pjesën e dytë. Menduam se Kieza mund të jepte pak më shumë thellësi, gjithsesi djemtë thanë gjithçka që mundën. Duhet të luanim më mirë.

Ky nuk është futbolli ynë. Barela dhe Fratesi mund të luajnë bashkë. E përsëris, mendoj se ka pasur një vlerësim të gabuar nga ana ime për formacionin. Githsesi nuk na mbetet gjë tjetër veç se të dielën të përpiqemi të bëjmë mirë si herën e kaluar”, deklaroi Mançini.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"