“Futbolli nuk është me buton”, Josa flet pas humbjes me Flamurtarin: Të na bëhet mësim, gabuam dhe na kthyen ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 20:22


“Futbolli nuk është me buton”, Josa flet pas humbjes me Flamurtarin: Të na bëhet mësim, gabuam dhe na kthyen ndeshjen

Mirel Josa e ka cilësuar si një mësim për skuadrën e tij humbjen ndaj Flamurtarit në Kupën e Shqipërisë. Shkodranët u mundën 2-1 në sfidën e parë në Vlorë dhe për Josën, kjo duhet t’i shërbejë ekipit për të korrigjuar gabimet, siç ka ndodhur edhe me ndeshjet e humbura në kampionat.

MIREL JOSA 3

“Unë nuk mund të flas nëse e kalojmë apo jo turin. Normale që edhe Flamurtari është skuadër e ndërtuar për të fituar. Ra shorti që të luajmë me të. Besoj se e filluam më mirë lojën dhe pastaj me dy gabime tonat, jo nga aftësia e kundërshtarit, por nga gabimet tona se nuk duhej të humbnim topin në ato zona, Flamurtari fitoi dyluftime dhe në ato momente u kthye loja.

Pastaj në momentet kur ishim 1-0 ne humbëm raste të pastra për të bërë 2-0. Futbolli duhet ta dini se nuk është me buton, ne duhet të kemi respekt jo vetëm për Flamurtarin që është skuadër dinjitoze e ndërtuar për të fituar kategorinë ku luan. Ndeshja e sotme besoj se duhet të na bëhet mësim siç kemi pasur parasysh ndeshjet e tjera, se kemi humbur dy ndeshje në kampionat që kanë qenë për ne shumë negative. Sot luajtëm futboll në një farë mase, kemi pasur probleme edhe ne sa i përket dëmtimeve. Tani mendojmë vetëm për ndeshjen me Kukësin.

Në ndeshjen e kthimit shkojmë për t’u kualifikuar. Sa i mundshëm është, nuk flitet me mundësi por me çfarë jep në fushën e lojës. Thjesht rezultati 2-1 për Flamurtarin na e ka komplikuar më tepër”, theksoi Josa pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL