Futbolli Italian në zi/ Ish-sulmuesi i Empolit humb ndjenjat në fushë dhe ndërron jetë në spital

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 23:52

Futbolli Italian në zi/ Ish-sulmuesi i Empolit humb ndjenjat në fushë dhe ndërron jetë në spital

Lajm i trishtë vjen nga Italia. Futbollisti 26-vjeçar Matia Xhiani ka ndërruar jetë në spital pasi u rrëzua në fushë gjatë ndeshjes kundër Lanciotto Campi, e vlefshme për kampionatin Eccellenza Toskana.

rdhhAi u transportua në spitalin e Firences në gjendje shumë të rëndë dhe pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve nuk ka arritur të mbijetojë.

26-vjeçari u rrit në nivelin e të rinjve mes Empolit dhe Pizës dhe ka luajtur për Kastelfiorentino që nga korriku i vitit 2022, kur iu bashkua atij ekipi nga Ponsako.

Vëllai i tij Elia është gjithashtu një futbollist dhe luan në Serinë C, për Fiorenzuola .

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"