Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë, ja si vlerësohen legjionarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2021 | 10:42

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë, ja si vlerësohen legjionarët

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë shumë pozitive për lojtarët shqiptarë.

ISMAJLI

Sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, ka piketuar 5 legjionarët që kanë shkëlqyer me paraqitjet me skuadrat e tyre respektive këtë fundjavë.

I pari në këtë klasifikim është mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, i cili vlerësohet me notën 7,9 nga ku ka luajtur përgjatë gjithë 90 minutëshit në fitoren ku Empoli arriti ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

I dyti në këtë klasifikim është mesfushori i Shqipërisë, Enis Çokaj, i ciili vlerësohet me notën 7,4, i cili shkëlqeu gjatë gjithë 90 minutëshit me Lokomotivën e Zagrebit ndaj Hajdukut të Splitit.

I treti renditet, mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, i cili është vlerësuar me notën 7,4, me Atalantën e tij në fitoren ku bergamaskët arritën ndaj Veronës me rezultatin 1-2.

I katërti është Emir Sahiti, i cili është vlerësuar me notën 7,4, ku me Hajdukun e Splitit dhuroi një asist te goli i parë ndaj Lokomotivës së Zagrebit.

I pesti në këtë klasifikim renditet portieri i Shqipërisë, Gentian Selmani, i cili vlerësohet me notën 7,4,m ku ruajti portën e paprekur ku Boluspori i tij barazoi pa gola ndaj Adanasporit në Ligën e Parë turke.

VLERËSIMET E LEGJIONARËVE SIPAS FAQES SË SPECIALIZUAR TË STATISTIKAVE, “SOFA SCORE”

265852476_343242600466728_5981500591644363548_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"