Fundi i një serie historike, penalltia e Bruno Fernandes prishi rekordin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 23:03

Fundi i një serie historike, penalltia e Bruno Fernandes prishi rekordin e Premier Ligës

Bruno Fernandes ishte protagonisti negativ në startin e ndeshjes mes Mançester Junajtid dhe Çelsit, teksa humbi një penallti që në minutat e parë të duelit.

bandicam 2023-12-06 21-25-11-357

Gjuajtja e tij u prit nga portieri Sançez, i cili i mohoi kështu mundësinë portugezit që të shënonte penalltinë e 28 në karrierë me “djajtë e kuq”, duke iu bashkuar Rud Van Nistelroi në majën e renditjes së të gjitha kohëve të këtij klubi.

Por mbi të gjitha, ai prishi serinë rekord të Premier Ligës sa u përket penalltive të shënuara radhazi. Deri në gabimin e tij, ishin shënuar radhazi 32 penallti, si asnjëherë më parë në historinë e turneut, me gabimin e fundit që kishte qenë në gusht, kur Haland shpërdoroi një të tillë përballë Shefilldit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"