“Fund i garës i mbushur plot me kalkulime dhe paragjykime”, Dobra “kërcënon” vlonjatët: Asnjë nder! Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2023 | 22:10

“Fund i garës i mbushur plot me kalkulime dhe paragjykime”, Dobra “kërcënon” vlonjatët: Asnjë nder! Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Flamurtarit

Shanset e beratasve për të kapur vendin e katërt, janë reduktuar. Me fazën “play off” që thuajse e kanë siguruar, te Tomori ndihen më të çliruar nga presioni. Dhe lojtarët mendojnë se në këtë formë, do ta kenë shumë herë më të thjeshtë javën e 24-t.

Tomori-Apolonia-2

Udhëtojnë në Vlorë, atje ku i pret Flamurtari dhe do të luajnë gjithçka për gjithçka. Këtë e ka konfirmuar për “Panorama Sport” edhe sulmuesi Ariel Dobra:

“Fundi i kampionatit është si gjithnjë i mbushur me kalkulime dhe paragjykime rezultatesh. Ne si skuadër duam që të jemi larg këtij fenomeni, kështu që do të respektojmë deri në fund kampionatin, duke premtuar se do të luajmë gjithçka për gjithçka.

Pasi nuk kemi çfarë të humbasim në ndeshjen me Flamurtarin, le të respektojmë kampionatin dhe në të njëjtën kohë edhe fanellën që mbajmë veshur.

Prandaj nga Tomori askush të mos presë ndere, sepse ne do të luajmë për të respektuar vetëm kampionatin dhe skuadra më e mirë le të meritojë fitoren. Ndonëse e njohim shumë mirë ambicien e Flamurtarit dhe duhet pranuar se, beratasit kanë një dëshirë të pamohueshme që skuadra vlonjate të kurorëzojë sezonin futbollistik me ngjitjen në elitë, sepse e meritojnë për emrin e madh që ka Flamurtari”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"