Fund dramatik, skuadra e Balotelit dhe Tramezanit bie nga kategoria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 21:04

Fund dramatik, skuadra e Balotelit dhe Tramezanit bie nga kategoria

Çfarë zhgënjimi për Sionin! Skuadra që së fundmi u drejtua nga Paolo Tramezani dhe kishte në përbërje një lojtar si Mario Baloteli, ka rënë nga kategoria në Zvicër, duke u renditur në vendin e fundit, në kampionatin me 10 ekipe.  

 Baloteli

Edhe pse në fillim të sezonit, pretendimet për Sionin ishin madhore, gjithçka shkoi si mos më keq dhe pas humbjes 4-0 ndaj St Galen ditën e sotme, bardhekuqtë ranë zyrtarisht nga kategoria.  

renditja zvicra

Vlen të theksohet se pjesë e Sionit këtë sezon ishin edhe dy futbollistët me origjinë shqiptare Halabaku dhe Kuquku.  

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"