Fulham-Çelsi/ Të hënën përfundon gjithnjë barazim, skuadra e Armando Brojës ka shansin për të kthyer situatën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 13:40

Fulham-Çelsi/ Të hënën përfundon gjithnjë barazim, skuadra e Armando Brojës ka shansin për të kthyer situatën

Çelsi do të kërkojë të rikthehet te fitorja në Premier Ligë dhe thithë pak oksigjen pas nisjes më të dobët të sezonit prej vitit 1978, kur ranë nga kategoria. Rivali i ardhshëm është Fulhami.

pocetino broja

Blutë e Poçetinos kanë fituar vetëm 5 pikë në 6 javët e para, ndërsa nuk shënojnë në 13 ndeshje në kampionat në vitin 2023, më shumë se çdo skuadër tjetër dhe kanë regjistruar rekordin e tyre më negativ për një vit kalendarik që prej vitit 1995.

Ata kanë fituar vetëm 2 nga 18 ndeshjet e tyre të fundit në kampionat, duke grumbulluar 12 pikë. Ndërsa trajneri argjentinas nuk fiton në 14 ndeshje radhazi të Premier Ligës në transfertë si trajner, që kur drejtonte Totenhemin në një fitore 2-1 pikërisht në Fulham në janar 2019: (4 barazime, 10 humbje).

Të tria ndeshjet e Premier Ligës mes Çelsit dhe Fulhamit që janë luajtur ditën e hënë kanë përfunduar në barazim.

BROJA – Poçetino po mendon të bëjë ndryshime në sulm sot, por në konferencë nuk dha sinjale se Armando Broja do të jetë titullar, pavarësisht se Nikolas Xhekson do të mungojë i pezulluar.

Trajneri i Çelsit po i mban të hapura opsionet e tij, ndërsa la të kuptohej se sulmuesi senegalez mund të zëvendësohet nga Palmer, por nuk përjashtoi mundësinë për të luajtur edhe pa sulmues: “Ne kemi disa opsione, të luajmë me një sulmues ose pa një sulmues. Gjithashtu ne duhet të vlerësojmë të gjithë skuadrën pas ndeshjes së të mërkurës. Gjërat shfaqen pas 48-orësh.

Duhet të shohim se si janë dhe si do të rikuperohen nga lodhja e Brajtonit. Gjëja më e rëndësishme është të përshtatemi me skuadrën dhe lojtarët që janë në dispozicion dhe të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për të performuar. A mund të jetë Palmer titullar? Po, ndoshta. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"