FSHF zbardh çiftet, datat dhe oraret, ja kur luhet Kupa e Shqipërisë për moshat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2021 | 15:26

FSHF zbardh çiftet, datat dhe oraret, ja kur luhet Kupa e Shqipërisë për moshat

Edicioni i gjashtë i Kupës së Shqipërisë për moshat U-17 dhe U-19 do të nisë këtë fundjavë. Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin dhe rregulloren e kompeticionit për vitin 2021. Në këtë edicion do të marrin pjesë 32 skuadra.

ndeshje-e-kupes-2020

Pjesëmarrëse janë 10 skuadra të Grupit A në Kategorinë Superiore, 10 skuadra të Grupit B të Kategorisë Superiore si dhe katër skuadrat e renditura më mirë në klasifikim në kampionatet e Kategorisë së Parë të grupeve A, B dhe C. Renditja është përcaktuar në bazë të ndeshjeve që janë luajtur deri në fund të muajit dhjetor për Kategorinë e Parë U-17 dhe U-19.

Kupa e Shqipërisë do të zhvillohet gjatë muajit janar dhe shkurt 2021. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem grumbullimi me një takim. Në të gjitha ndeshjet nuk do të ketë kohë shtesë dhe në rast barazimi do të ekzekutohen menjëherë penalltitë.

Më poshtë do të gjeni kalendarin e plotë për turin e parë dhe skemën deri në fazën gjysëm-finale. Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 4 skuadrave të kualifikuara nga turi i tretë U-17 & U-19. Katër skuadrat e kualifikuara do të jenë të vendosura në një vazo, dy skuadrat që do përzgjidhen të parat nga shorti i lirë do përcaktojnë ciftin e parë si dhe 2 dy skuadrat që do përzgjidhen te dytat nga shorti i lirë do të formojnë ҫiftin e dytë për gjysëmfinalistin e Kupës së Shqipërisë për U-17 dhe U-19.

U17

 

U19
CIFTET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"