FSHF njofton “Tifozët e Kombëtares” për biletat: Erdhi momenti, afati deri të shtunën
Interesimi për të ndjekur nga afër ndeshjet e Kombëtares është mjaft i lartë pas rezultatet historike të kuqezinjve në ndeshjet e shtatorit duke ngritur në kulm euforinë e të gjithëve shqiptarëve.
Kuqezinjtë barazuan me Çekinë dhe mposhtën 2-0 Poloninë duke marrë 4 pikë ndaj rivalëve kryesor për kualifikimin në Euro 2024. Tashmë mbajmë vendin e parë në grup dhe jemi një hap larg Gjermanisë.
Gjithçka mund të mbyllet në ndeshjen e ardhshme, më 12 tetor presim Çekinë në ‘Air Albania’ dhe fitorja na siguron matematikisht kualifikimin. Biletat u shitën sa hap e mbyll sytë që në momentin kur u publikuan në uebsajtin e FSHF-së.
Pas Çekisë, Shqipëria do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Bullgarinë po në ‘Air Albania’ dhe do të jetë testi i parë miqësorë për Silvinjon, i cili debutoi në ndeshje zyrtare me Poloninë në Varshavë. FSHF njofton në rrjete sociale se anëtarët e tifogrupit ‘Tifozat e Kombëtares’ kanë ekskluzivisht mundësinë të sigurojnë biletat e rezervuara për ta. Ata kanë afat deri të shtunën, ndërkohë që më pas do të dalin biletat në treg edhe për tifozët që nuk janë anëtarësuar në tifogrupin “Tifozat e Kombëtares”.
NJOFTIMI I FSHF-së:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"