FSHB-ja zbardh kalendarin e fundjavës/ Partizani-Tirana, derbi i dyfishtë të shtunën në basketboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2023 | 19:49

FSHB-ja zbardh kalendarin e fundjavës/ Partizani-Tirana, derbi i dyfishtë të shtunën në basketboll

Federata Shqiptare e Basketbollit ka zyrtarizuar datat edhe oraret e ndeshjeve të kësaj fundjave për kampionatet kombëtare. Në radhët e meshkujve do të luhet java e tretë, javë që do të hapet nesër me tri takime. Fillimisht në orën 18:00 Elbasani do të presë Skënderbeun në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”, me vendësit që synojnë fitoren e tretë radhazi.

partizani tirana basket femra

Më tej në orën 18:00, Fieri luan si pritës kundër Flamurtarit në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga”. Ndërsa në orën 19:00, Kamza sfidon Apoloninë në palestrën “Halit Çoka”. E shtuna rezervon derbin e kryeqytetit, teksa në orën 18:00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” do të matin forcat Partizani dhe Tirana. Të dyja ekipet regjistrojnë nga një fitore dhe nga një humbje në këtë fillim sezoni. Java e tretë do të kompletohet të dielën me takimin ndërmjet Vllaznisë dhe Teutës në orën 17:00 në Shkodër, ndërsa radhën për të qëndruar pushim këtë javë do ta ketë Besëlidhja.

FEMRAT – Sfida interesante do të ketë edhe në kampionatin e femrave, aty ku do të zhvillohet java e dytë. Të shtunën do të luhen tri ndeshje, duke nisur nga ora 12:00 me përballjen Studenti-Teuta në “Asllan Rusi”, për të vijuar në orën 16:00 me takimin Flamurtari-Elbasani në Vlorë. Ndërsa kryendeshja do të jetë derbi ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, takim që starton në orën 18:00 në “Farie Hoti”. Java e dytë do të kompletohet të dielën me ndeshjen VllazniaBarleti, në orën 15:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

KALEND

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"