Frikë nga përplasjet, 760 forca policie në gatishmëri totale për sfidën Itali-Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 13:10

Frikë nga përplasjet, 760 forca policie në gatishmëri totale për sfidën Itali-Angli

Do të jenë 760 forca policie, të reparteve të ndryshme, që kanë nisur të patrullojnë në Napoli, nga dita e djeshme, kur në qytet kanë mbërritur 2500 tifozë anglezë.

13213212

Nga mëngjesi i sotëm kordonët janë shtrënguar edhe më shumë, duke parë se Kuestura e Napolit ka marrë sinjale për mundësi përplasjesh të ashpra mes grupeve të tifozëve.

Prandaj, duke parë atë që ndodhi me tifozët e Frankfurti, vetëm të enjten e kaluar, gatishmëria e forcave të rendit është totale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"