Franca ndaloi hixhabin për sportistet franceze në Lojërat Olimpike, OKB e kritikon ashpër: Askush nuk duhet t’i imponojë një gruaje çfarë të veshë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2023 | 17:42

Franca ndaloi hixhabin për sportistet franceze në Lojërat Olimpike, OKB e kritikon ashpër: Askush nuk duhet t’i imponojë një gruaje çfarë të veshë

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kritikuar qeverinë franceze për ndalimin e sportistëve francezë për mbajtjen e hixhabit në Lojërat Olimpike të Parisit vitin e ardhshëm.

Lojera olimpike

“Askush nuk duhet t’i imponojë një gruaje atë që duhet të veshë ose të mos veshë,” tha Maria Hurtado, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Në përgjithësi, sipas komitetit për eliminimin e diskriminimit ndaj grave, çdo shtet palë e konventës, në këtë rast Franca, ka detyrimin të marrë të gjitha masat e duhura për të modifikuar çdo model social apo kulturor që bazohet në idenë e inferioritetit ose superioritetit të secilës gjini,” shtoi Hurtado.

“Duhet thënë se, praktikat diskriminuese ndaj një grupi mund të kenë pasoja të dëmshme. Kjo është arsyeja pse sipas standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, kufizimet e shprehjes së feve ose besimeve, si p.sh. zgjedhjet e veshjeve, janë të pranueshme vetëm në rrethana vërtet specifike që adresojnë shqetësimet legjitime për sigurinë publike, rendin publik ose shëndetin publik ose moralin në mënyrë të nevojshme dhe proporcionale”, shtoi ajo.

Komentet e Hurtado erdhën pasi Ministrja franceze e Sportit, Amélie Oudéa-Castéra tha të dielën, se atletët francezë nuk do të lejohen të mbajnë hixhab në Lojërat Olimpike të Parisit vitin e ardhshëm, duke argumentuar në favor të “një regjimi të rreptë laicizmi, të zbatuar me rigorozitet në fushën e sportit.”

Zyra e shtypit e ministrisë i tha CNN se ministrja “thjesht përsëriti ligjin”, duke iu referuar vendimit të një gjykate në qershor për të mbështetur ndalimin e veshjes së hixhabit gjatë lojërave të futbollit. Sipas vendimit në fillim të këtij viti, “parimi i neutralitetit të shërbimit publik zbatohet për federatat sportive të cilat janë përgjegjëse për një shërbim publik.

Ministria tha se “në përputhje” me atë vendim, “skuadrat franceze i nënshtrohen parimit të neutralitetit të shërbimit publik, që nga momenti i përzgjedhjes për këtë qëllim në të gjitha garat kombëtare dhe ndërkombëtare”. “Kështu, askush nuk mund të mbajë shami (apo ndonjë aksesor apo veshje tjetër që demonstron një përkatësi fetare) kur përfaqëson Francën në një garë sportive kombëtare ose ndërkombëtare”, shtoi ai.

Ajo shtoi se rregullat që zbatohen për atletët e tjerë do të vendosen nga çdo federatë ndërkombëtare, nën mbikëqyrjen e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC)./ CNN

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"