“Franca më e forta”, talenti Foden: Ju tregoj futbollistin që do të bëhet më i miri në botë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2022 | 21:46

“Franca më e forta”, talenti Foden: Ju tregoj futbollistin që do të bëhet më i miri në botë

Është një prej më të mirëve në qarkullim edhe vetë në këtë moshë, por Fill Foden mendon se mesfushori më i mirë në botë do të bëhet shoku i tij i skuadrës, Xhud Bellingam.

bukayo-saka-england-celebrates-phil-780573037

“Ne do të festojmë sonte, por tani jemi në fazën me eliminim direkt kështu që duhet të rikuperojmë forcat dhe pastaj mendojmë për kundërshtarin e ardhshëm. Do të jetë e vështirë kundër Francës. Ata duken skuadra më e fortë e Botërorit në këtë moment, por ne jemi optimistë”, tha sulmuesi i Mançester Sitit për mikrofonat e televizionit “ITV” pas kualifikimit në çerekfinale.

“Senegali markoi trup më trup dhe ishte shumë fizike, por duhej thjesht që të gjenim momentin tonë, të kontrollonim topin dhe lëviznim më shumë”, analizoi 22-vjeçari duelin me kampionët e Afrikës.

Pastaj elozhet për mesfushorin e Borusias së Dortmundit, Xhud Bellingam, i cili, edhe pse në moshën 19-vjeçare, po bën liderin e kombëtares angleze në Katar dhe Foden nuk mendon se nxitohet kur thotë se ai do të bëhet më i miri në botë.

“Unë nuk dua që ta ngre shumë në qiell, sepse ai është ende shumë i ri, por ai është një prej lojtarëve më të talentuar që unë kam parë ndonjëherë. Ai nuk ka dobësi në lojën e tij. Mendoj se do të bëhet mesfushori më i mirë në botë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"