Franca i “shkeli me këmbë”, Kuman i pamëshirshëm me Holandën e tij: Ishim mediokër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 8:50

Franca i “shkeli me këmbë”, Kuman i pamëshirshëm me Holandën e tij: Ishim mediokër

“Nuk kishim mundësi në asnjë moment për të fituar dhe kjo është kryefjala e ndeshjes. Fakti që pas 8 minutash lojë ishim në disavantazh 2-0 i thotë të gjitha, prandaj është e kotë që të shtoj më shumë. Shkurt, bëmë një paraqitje mediokre”.

kuman

Shumë i ashpër në komentin e tij pas ndeshjes, Ronald Kuman, trajneri i Holandës në aventurën e tij të tretë në stolin e portokallinjve (njërën si zëvendëstrajner). Tani shpresohet vetëm që kjo disfatë me shifra të thella të mos lërë gjurmë në vazhdim:

“Kundër Francës nuk mund të bësh gabimin më të vogël sepse po flasim për skuadrën më të fortë në qarkullim për momentin, pavarësisht se në finale iu fal Argjentinës. Dhe mbi të gjitha, përballë një rivali si Kilië Mbape, kisha dhënë urdhra specifike për të qenë shumë të kujdesshëm, por nuk e zbatuam asnjëherë dhe ai na ndëshkoi me asist pas dy minutash dhe dy gola.

Kaq mjafton që të çonim dëm një ndeshje të rëndësishme që në pjesën e parë. Por ajo që më nervozon më shumë është se treguam shumë pak nga loja dhe cilësia jonë e vërtetë. Nuk e prisja kurrsesi një diferencë të tillë dhe i kërkoj falje tifozëve”, deklaroi Kuman.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"