FOTO+VIDEO/ Prezantohen tre projektet, ja si pritet të duket stadiumi i ri i Durrësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 11:27

FOTO+VIDEO/ Prezantohen tre projektet, ja si pritet të duket stadiumi i ri i Durrësit

Pas Korçës, radhën për të mësuar projektin final për stadiumin e ri e ka Durrësi, me 3 studio të cilat garojnë me njëra-tjetrën.

Collage Maker-04-May-2023-10-49-AM-9906

Projekti i parë erdhi nga studio belge 51N43. Ajo solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga fusha të ndryshme sportive dhe disa ndërtesa.

Përveç ndeshjeve të futbollit, ai stadium mund të funksionojë dhe si një qendër sportive dhe për aktivitet të ndryshme, ku do të përmbante hotele, bare, restorante, pishina etj.

bandicam 2023-05-04 10-22-04-949

bandicam 2023-05-04 10-47-38-236

bandicam 2023-05-04 10-47-50-121

Projekti i dytë u prezantua nga studio daneze Bjarke Ingles Group (BIG), e cila erdhi me idenë e një stadiumi me 10 mijë vende, duke përfshirë gjithashtu dhe hapësira të mëdha publike, të cilat mund të përdoren për aktivitete të ndryshme ekonomike.

Gjithashtu brenda stadiumit do të përfshihej dhe një muze që për historinë e qytetit të Durrësit dhe klubit të Teutës.

bandicam 2023-05-04 10-11-07-433

bandicam 2023-05-04 10-11-09-667

bandicam 2023-05-04 10-13-52-508

bandicam 2023-05-04 10-14-20-796

Projekti i tretë u prezantua nga studio holandeze MVRDV, e cila solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga disa blloqe ndërtesash, të cilat gjithashtu do të shërbejnë për hotele, restorante dhe aktivitete të ndryshme ekonomike, por edhe fusha për aktivitete të ndryshme sportive.

bandicam 2023-05-04 10-52-05-974

bandicam 2023-05-04 10-52-13-290

bandicam 2023-05-04 10-56-29-468

bandicam 2023-05-04 10-50-22-989

Fituesi i këtij projekti do të shpallet po ditën e sotme, në orën 16:00.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"