FOTO+VIDEO/ Kur edhe legjendat qajnë, shihni emocionet e lamtumirës së Federer nga tenisi
Roxher Federer i dha lamtumirën sportit të tenisit ditën e djeshme.
Zvicerani, i cili konsiderohet një ndër tenistët më të mëdhenj në histori nuk i përmbajti dot lotët në ceremoninë e largimit të tij nga sporti ku u bë i njohur.
Së bashku me të ishte dhe familja e tij dhe një tjetër tenist i madh si Rafael Nadal ku edhe ky i fundit nuk e përmbajti dot veten duke u përlotur për largimin e një legjende nga tenisi.
Ndeshja e fundit e Federer u luajt para 20 mijë shikuesve, por miliona e panë atë anembanë botës. Të shumtë edhe tifozët “VIP” në tribuna, që u përlotën e duartrokitën zviceranin.
Dhe shokët e skuadrës nuk e lanë vetëm, duke e hedhur në krahë gjatë festimeve.
If there’s one thing you watch today, make it this.#LaverCup | @rogerfederer pic.twitter.com/Ks9JqEeR6B
— Laver Cup (@LaverCup) September 23, 2022
BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL
