FOTOLAJM/ Tifozët e Olimpiakosit provokojnë nga Serbia, shikoni banerin e vendosur në duelin e Ligës së Europës 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2023 | 22:42

FOTOLAJM/ Tifozët e Olimpiakosit provokojnë nga Serbia, shikoni banerin e vendosur në duelin e Ligës së Europës 

“Provokacja” nga Serbia! Protagonistë u bënë tifozët e Olimpiakosit në duelin e vlefshëm për Ligën e Europës, mes Çukariçkit dhe skuadrës greke që përfundoi me rezultatin 0-3. Tifozët grekë të pranishëm në këtë duel, në sektorin e tyre shpalosën një banderolë ku shkruhej, “Kosova është Serbi”.  

Olimpiakosit

UEFA ka ndërhyrë për ta hequr këtë transparent, por siç shkruan mediumi serb “Telegraf.rs”, tifozët e Olimpiacosit e kanë kthyer sërish. 

Siç raportojnë mediat serbe, UEFA në fillim të ndeshjes e ka kërkuar heqjen e tij dhe këtë e kanë bërë tifozët grekë, por që më vonë është kthyer sërish.  Po ashtu, “Telegraf.rs” ka publikuar video në të cilën dëgjohen thirrjet “Kosova është zemra e Serbisë”. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"