FOTOLAJM/ Punimet në hotelin e klubit të Partizanit, rinovohet e gjithë fasada. Priten vetëm disa detaje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 17:22

FOTOLAJM/ Punimet në hotelin e klubit të Partizanit, rinovohet e gjithë fasada. Priten vetëm disa detaje

Hoteli i Partizanit është drejt fundit. Gjatë ditëve të fundit ka përfunduar rinovimi i fasadës, që u desh të izolohej dhe të lyhej nga e para për shkak të problemeve që u hasën rrugës.

Pamje e djeshme e hotelit në kompleksin e Partizanit

Pamje e djeshme e hotelit në kompleksin e Partizanit

Përfundimi i këtij procesi i hap rrugën finalizimit të hotelit të klubit, i nisur që në vitin 2016. Tashmë kanë mbetur vetëm disa punime estetike nga brenda dhe mobilimi i gjithë ambienteve të brendshme.

Restoranti, që pritet të jetë në katin e parë, është mobiluar pjesërisht me karrige dhe tavolina. Problemet me fasadën i shkaktuan një vonese të paparashikuar klubit të kuq.

WhatsApp Image 2024-04-03 at 5.16.13 PM (2) (2)

WhatsApp Image 2024-04-03 at 5.16.13 PM (4)

DENIS LALA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"