Postuar: Shkurt 1, 2024 | 10:58
Fotolajm/ Besa bleu kartonin për 100 mijë euro, sulmuesi nga Senegali nis stërvitjen në Kavajë
Ahmed Mustafa Ba është goditja e madhe e Besës në këtë merkato janari. Kavajasit shpenzuan një shumë prej 100 mijë eurosh për kartonin e senegalezit.
Ai tashmë i është bashkuar skuadrës, ndërkohë që “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë pamje nga stërvitja e tij e parë me skuadrën e re.
Aktivizimi te Besa mund të shërbejë si trampolinë që sulmuesi të transferohet në sezonin e ardhshëm në një tjetër ekip. Potenciali i tij është i lartë, në një kohë që këtë sezon ka shënuar 13 gola në Ligën e Parë, duke qenë lideri i sulmit të Trepçes.
FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"