FOTO/ Vetëm një lëvizje në merkaton e janarit! Vllaznia hap “thesin” për Balajn, të padëshiruarit i mbesin në “derë” (LISTA E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 21:27

FOTO/ Vetëm një lëvizje në merkaton e janarit! Vllaznia hap “thesin” për Balajn, të padëshiruarit i mbesin në “derë” (LISTA E PLOTË)

Vllaznia ka mbyllur merkaton e dimrit vetëm me një afrim, atë të sulmuesit Bekim Balaj, i cili u rikthye në Shkodër pas 12 vitesh e shtatë muajsh karrierë jashtë Shqipërisë. Një afrim i bujshëm, jo vetëm nga emri i lojtarit, por edhe nga kontrata që do të përfitojë shkodrani në tri vite, duke e bërë atë më të paguarin e kampionatit shqiptar (12 mijë euro në muaj).

balaj miloti shaferi

Mirëpo, drejtuesit që bënë një afrim të tillë, duket se kishin planifikuar edhe të tjera lëvizje, pikërisht atë të prishjes së kontratës me sulmuesin kroat, Ante Aralica, por edhe një zgjidhjeje të çështjes së fantazistit Kristjan Vulaj, për të cilin opsioni i huazimit ishte në lojë.

vllaznia (1)

Shpenzimet për këta lojtarë do të bënin të mundur edhe zbutjen e shumës që do të paguhej për Balajn. Megjithatë, në mbyllje të merkatos drejtuesit e klubit nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët me Aralicën dhe Vulajn, teksa tw dy këta lojtarë duket se i kanë mbetur në “derë” shkodranëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"