FOTO/ UEFA zgjedh nga një futbollist për çdo ekip për posterin e “talenteve” të Europianit, ja kush ishte nga Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 17:43

FOTO/ UEFA zgjedh nga një futbollist për çdo ekip për posterin e “talenteve” të Europianit, ja kush ishte nga Shqipëria

UEFA ka vazhduar sot gjatë gjithë ditës me postime në rrjetet sociale rreth EURO 2024, pasi sot në Hamburg hidhet shorti për fazën finale të turneut që zhvillohet në verë në Gjermani.

euro

Ndër të tjera, është edhe një poster i skuadrave përfaqësuese, më saktësisht të atyre që cilëson si talentet  e mëdha që mund të spikatin në turneun e vitit të ardhshëm. UEFA ka zgjedhur 21 futbollistë që i ka bashkuar në një foto të përbashkët, nga një për çdo ekip[ pjesëmarrës.

Sigurisht që janë emra shumë të njohur si Ronaldo, Modriç, Lukaku, Mbape, Bellingam apo edhe Donaruma e Shaqiri, sa për të përmendur disa.

Ndërkohë, sa i përket Shqipërisë, emri i përzgjedhur në këtë poster është ai i një lojtari i cili deri në fillimin e këtij viti nuk kishte shijuar asnjëherë kënaqësinë e të luajturit me fanellën e Kombëtares, Jasir Asanin. Ai ka qenë protagonist absolut i kualifikueseve me 3 gola të cilët i kanë hapur rrugë kualifikimit të Shqipërisë.

posteri uefa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"