FOTO/ Tre skuadrat e Superiores në Ligën e Konferencës mësojnë kundërshtarët, Partizani ka pse të festojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 23:02

FOTO/ Tre skuadrat e Superiores në Ligën e Konferencës mësojnë kundërshtarët, Partizani ka pse të festojë

Partizani i është bashkuar Tiranës dhe Vllaznisë në Ligën e Konferencës, pasi duke dalë në vendin e dytë në Superiore, siguroi praninë në këtë aktivitet gjatë verës. Ashtu si dy skuadrat e tjera, falë koeficientit që ka siguruar në edicionet e mëparshme në renditjen e UEFA-s, Partizani do të jetë në vazon e skuadrave të forta në shortin e turit të parë të aktivitetit.

partizani tejlor

Në këtë mënyrë, edhe të kuqtë shmangin disa skuadra të forta të vazos së parë si Zalgiris, Dinamo Tbilisi. Shkëndija apo Sarajevo, që mund të krijonin probleme për ekipet shqiptare. Duke parë emrat e rivalëve në vazon e skuadrave të dobëta, ekipet e Superiores duket se kanë realisht shanse për të kaluar turin e parë.

sadasdasdasdsad

Ndërkohë, për Partizanin ekziston një arsye për të gëzuar kalimin në Ligën e Konferencës. Të kuqtë, me koeficientin që kanë, janë të sigurt se do të jenë në vazon e skuadrave të forta edhe në tyrin e dytë të këtij aktiviteti, gjë që nuk është e mundur për Tiranën dhe Vllazninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"