FOTO/ Tërheqja e Juventusit nga Superliga, ironizon Tebas: I fundit të mbyllë derën e të fikë dritën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 13:43

FOTO/ Tërheqja e Juventusit nga Superliga, ironizon Tebas: I fundit të mbyllë derën e të fikë dritën

Juventusi ka hequr dorë nga ideja për të qenë pjesë e kompeticionit më të ri që po krijohet, Superliga. Kërcënimet e vazhdueshme të UEFA-s karshi bardhzinjve, kanë bërë që torinezët të tërhiqen dhe tashmë nga të mëdhatë, janë vetëm Barcelona dhe Real Madridi që e mbështesin.

tebas

Edhe vetë presidenti i La Ligas, Havier Tebas e kundërshtuar diçka të tillë që në fillim dhe me largimin e Juventusit, ai nuk i ka kursyer ironitë karshi klubeve të Realit dhe Barçës. Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Twitter”, Tebas ka ironizuar me presidentët e dy klubeve.

Ai ka publikuar një foto të Laportës me Perezin duke shkruar që i fundit që largohet, të mbyllë derën. “I fundit që largohet të mbyllë derën dhe të fikë dritën”, shkruan Tebas duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të largohen të gjithë.

tebas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"