FOTO/ Të rregullt dhe të pastër jashtë fushës, shihni si shkëlqen dhoma e zhveshjes së Japonisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2022 | 10:01

FOTO/ Të rregullt dhe të pastër jashtë fushës, shihni si shkëlqen dhoma e zhveshjes së Japonisë

Japonia siguroi një fitore historike dje përballë Gjermanisë, teksa e mundi me përmbysje me shifrat 2-1 skuadrën e Hansi Flik. Ata do të mbahen mend gjatë, jo vetëm për faktin se mposhtën një ndër ekipet më të forta, por edhe për shkak të gjendjes në të cilën kanë lënë dhomën e zhveshjes pas sfidës.

Germany Japan World Cup 2022 112322(1)

Jemi mësuar shpresh që dhomat e zhveshjes së lojtarëve të jenë rrëmujë, me mbeturina në tokë dhe veshje të pista. Por krejt e kundërta ka ndodhur këtë Botëror me japonezët.

Pas duelit ata e kanë lënë dhomën në mënyrën më të mirë të mundshme, me gjërat në vendin e vet dhe më e pastër se kurrë. Vetë FIFA e ka theksuar këtë fakt përmes një postimi në faqen zyrtare në Twitter.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"