FOTO/ Sulmuesi i Kosovës lë pas Mbapen dhe Asension, Zhegrova zgjidhet pjesë e formacionit të javës në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 13:01

FOTO/ Sulmuesi i Kosovës lë pas Mbapen dhe Asension, Zhegrova zgjidhet pjesë e formacionit të javës në Francë

Edon Zhegrova është padyshim një nga lojtarët më në formë të momentit në Francë Ligue 1.

ghhgj

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në ndeshjen e mbrëmshme kundër Klermont, të cilën skuadra e tij e fitoi me shifrat e thella 4-0. Ai dha asist në minutën e 24-t, ndërsa në minutën e 40′ vulosi sfidën.

Anësori realizoi një gol spektakolar, teksa goditja e tij nga distanca nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

Falë kësaj performance ai ka arritur të bëhet pjesë e formacionit të javës në Francë, duke lënë pas emra të njohur si Kilian Mbape dhe Marko Asensio të PSG-së.

Image

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"