FOTO/ Sherri në fushë vazhdoi edhe në tunel, ylli i Real Madrid shkatërroi reklamat në stadiumin e Valencias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 16:18

FOTO/ Sherri në fushë vazhdoi edhe në tunel, ylli i Real Madrid shkatërroi reklamat në stadiumin e Valencias

Ndeshja mes Valencias dhe Real Madrid është mbyllur me një episod shumë të diskutueshëm pasi gjyqtari vërshëlleu para se madrilenët të shënonin golin e fitores me Belingam. Një vendim që acaroi futbollistët e “los blancos”, por edhe që ndezi një zënkë në fushën e lojës me lojtarët vendas.

asddasasdasdadsdasads

Situata nuk ishte e qetë as duke shkuar në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe sipas “AS”, kishte një përplasje mes lojtarëve të dy skuadrave. Të përfshirë ishin Çuameni, Rudiger, Cebajos, Hugo Duro, pjesëtarë të stafit teknik dhe lojtarë të tjerë të të dy ekipeve, të cilët u përplasën por pa arritur deri te gjestet e dhunës ndaj njëri-tjetrit.

Sharjet nuk munguan, ashtu si edhe të shtyrat, por gjithçka u mbyll me kaq. Megjithatë, nervozizmi vazhdoi dhe këtë e tregon fakti se duke u larguar, Çuameni goditi me forcë duke shkatërruar një tabelë reklamash të vendosur në pjesën e brendshme të stadiumit. Francezi ishte ndër të parët që në rrjetet sociale shprehu zemërimin e tij. “Kjo është e turpshme”, shkroi ai.

dsfsdfsdfsdfsdfds

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"