FOTO/ Nuk ka më dyshime, Rafael Nadal do të bëhet baba për herë të parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2022 | 14:20

FOTO/ Nuk ka më dyshime, Rafael Nadal do të bëhet baba për herë të parë

Tani nuk ka më dyshime! Rafael Nadal dhe bashkëshortja e tij Maria Françiska Perejo do të bëhen prindër së shpejti. 

Thashethemet se ato janë në pritje të fëmijës së tyre më parë janë përhapur prej disa kohësh, mirëpo dyshja në asnjë moment nuk e ka konfirmuar këtë.

Ka qenë revista e njohur spanjolle “Holla” e cila ka publikuar disa pamje ekskluzive ku duket partnerja e yllit të tenisit me barkun e rrumbullakosur.

 

Fotot janë siguruar ndërkohë që çifti i njohur po shijonin disa ditë pushime në Mallorca. Nga fotografitë duket Maria e cila mban veshur bikini në formë body, ku duket qartë barku i saj i rrumbullakosur.

Ju kujtojmë që Rafael dhe Maria u takuan për herë të parë kur tenisti ishte vetëm 18-vjeç dhe që nga ajo kohë ato vazhdojnë të lumtur krah njëri-tjetrit.

PHOTOS: Rafael Nadal and wife Maria Francisca Perello couple up at RN Foundation event in Madrid – Rafael Nadal Fans

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"