FOTO/ Një paradite larg fushës, tre lojtarët kuqezinj zëvendësojnë stërvitjen me shëtitje te Kodrat e Liqenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2023 | 13:45

FOTO/ Një paradite larg fushës, tre lojtarët kuqezinj zëvendësojnë stërvitjen me shëtitje te Kodrat e Liqenit

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka kërkuar impenjim maksimal nga futbollistet gjatë kësaj jave të parë në drejtimin e tyre në një kohë të shkurtër punë. Kjo ishte edhe arsyeja pse thuajse çdo ditë kuqezinjtë kanë zhvilluar nga dy seanca stërvitore, duke qenë të ndarë mes fushës dhe palestrës.

kombetarja stervitje shqiperia

Por me afrimin e ndeshjes së të hënës ndaj Polonisë, edhe tekniku brazilian ka ulur ritmin e ngarkesës së lojtarëve, duke i lënë pushim gjatë paraditeve, në mënyrë që edhe ata të relaksoheshin teksa bëheshin gati për duelin. Kështu, shumë lojtarë kanë shfrytëzuar paraditen e sotme larg fushës stërvitore për të pushuar, ndërsa një treshe ka zgjedhur që të bëjë një ecje në natyre,.

Meqenëse Kombëtarja është vendosur në një hotel në Tiranë pranë Liqenit Artificial, Thomas Strakosha, Enea Mihaj dhe Qazim Laçi kanë shfrytëzuar paraditen për të bëjë një ecje në natyrë mes gjelbërimit, siç tregohet edhe në fotot e mëposhtme.

WhatsApp Image 2023-03-25 at 1.24.50 PM (3) (1) WhatsApp Image 2023-03-25 at 1.24.50 PM (2) (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"