FOTO/ Nga Italia te Spanja dhe Argjentina, “Adidas” prezanton fanellat e reja për kompeticionet verore
“Adidas” ka zbuluar fanellat e reja për kombëtaret që sponsorizon, të cilat do të vishen në kompeticionet verore si Europiani dhe Kupa e Amerikës.
Italia vjen me ngjyrën klasike blu me tre vija që kanë ngjyrat e flamurit italian, ndërsa fanella e dytën është e bardhë, e cila gjithashtu ka nuancat e jeshiles dhe të kuqes.
Spanja duket se nuk ka shumë ndryshime, e cila gjithashtu vjen me klasiken e saj të kuqe me nuanca të verdha, ndërsa e dyta është një risi me një të verdhë shumë të hapur, teksa nuk mungojnë as e kaltra me të kuqen në krahë.
Belgjika vjen me një të kuqe të errët, teksa detajet brenda me kurora nuk mungojnë. Fanella e dytë e “Djajve të Kuq” është e kaltër me jakë të bardhë, teksa gjithashtu ka detaje për vitin e krijimit të Federatës Belge.
Gjithashtu “Adidas” ka zbuluar dhe fanellën e kampionëve të Botës, Argjentinën, që do të veshë në Kupën e Amerikës, aty ku do të përpiqet të mbrojë trofeun. E para është klasikja e të kaltrës me të bardhën, ndërsa nuancat me ngjyrë gold në fanellë dhe sponsor tregojnë se janë kampionët e Botës në fuqi. E dyta është ngjyrë blu, e cila gjithashtu ka nuanca të së kaltrës brenda saj.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"