Postuar: Qershor 11, 2024 | 14:20
FOTO/ Në Mikonos së bashku me të dashurën, Matsen ndërpret pushimet dhe shkon me Holandën në Europian
Mbrojtësi i Dortmundit, Ian Matsen do të shkojë me Holandën në Europianin e Gjermanisë.
Ai u thirr nga trajneri Ronald Kuman pas dëmtimit të Frenki De Jong dhe Teun Kupmainers.
Lajmi u bë i ditur ditën e sotme nga vetë kombëtarja e “tulipanëve”.
Por ku ndodhej mbrojtësi kur mori lajmin e madh?
Ai ishte së bashku me të dashurën me pushime në Mikonos.Madje ai ka publikuar foto nga një jaht ku shfaqet duke marrë rreze dielli.
Tashmë i duhet të ndërpresë pushimet për ti ardhur në ndihmë kombëtares së tij dhe për të qenë në urdhrat e Kuman.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](http://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)