FOTO/ “Mund të ketë vetëm një pirat në bord”, shikoni reagimin epik të Vedat Muriqit për Elon Musk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2022 | 21:32

FOTO/ “Mund të ketë vetëm një pirat në bord”, shikoni reagimin epik të Vedat Muriqit për Elon Musk

Vedat Muriqi është padyshim njeriu i momentit te Majorka në Spanjë, i cili me golat e tij po ndihmon skuadrën spanjolle për të arritur objektivat.

muriqi

Me nofkën e marrë “Pirati”, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës gjithashtu ka marrë dhe një vëmendje tejet të madhe jashtë fushe.

Kësaj radhe, Muriqi ka zgjedhur të reagojë për një postim të hedhur nga pronari i “Twitter”, Elon Musk.

Miliarderi i lindur në Afrikën e Jugut, postoi një flamur pirati në “Twitter” dhe sulmuesi i Kosovës gjeti momentin e duhur për të reaguar në këtë rast, duke shkruar: “Këtu mund të ketë vetëm një pirat në bord, Elon”.

muriqi elon musk

Ky postim nga Muriqi mori menjëherë një vëmendje të madhe në Spanjë dhe gjithashtu shumë pëlqime.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"