FOTO/ Mjeti ku udhëtonte u përplas me trafikndarësen, ky është atleti 25-vjeçar shqiptar që humbi jetën në Greqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2023 | 12:18

FOTO/ Mjeti ku udhëtonte u përplas me trafikndarësen, ky është atleti 25-vjeçar shqiptar që humbi jetën në Greqi

Atleti Denis Gjura ka humbur jetën në një aksident me makinë mbrëmjen e së mërkurës në Greqi.

denis gjura2

Mjeti me të cilin udhëtonte 25-vjeçari u përplas me trafikndarësen dhe aksidenti ka qenë fatal për të, duke humbur jetën në vendngjarje.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 22:30 të së mërkurës. Denis Gjura mësohet se ka humbur drejtimin e makinës dhe ka goditur trafikndarësen.

denis gjura3
denis gjura1

Kampioni i atletikës Denis Giura ishte pjesë e ekipit të Esperos që nga viti 2004. Ai ka qenë fitues i Run Greece Patras në vitet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"