FOTO/ Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt, Haland transferohet te Reali në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 14:41

FOTO/ Mediat spanjolle e bëjnë të sigurt, Haland transferohet te Reali në…

Erling Haland vazhdon të jetë në qendër të mediave sportive prej performancës së tij fantastike me Mançester Sitin këtë sezon.

Erling Haland

Gjithsesi duket se ai nuk do të qëndrojë te “qytetarët” për një kohë të gjatë. Të paktën kjo është ajo që raportojnë mediat spanjolle.

Siç bën me dije gazeta “AS” në faqen e parë të saj, sulmuesi norvegjez do të transferohet te Reali në vitin 2024.

8f36fc2b7c96df400336622cfb96a504-79418-1679555761

“Galaktikët” do të përpiqen të përfitojnë nga një klauzolë që e lejon norvegjezin të largohet nga Siti verën e ardhshme, me presidentin Perez që e shikon atë si zëvendësuesin e duhur të Benzemasë.

Ky transferim pritet që të bindë dhe Kilië Mbapenë që të zgjedhë Realin në të ardhmen, me sulmuesin francez që vazhdon të jetë në planet e Perez, edhe pse vitin e kaluar ai zgjodhi që të qëndrojë të PSG.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"