FOTO/ “Më thanë majmun dhe zezak”, braziliani i Butrintit denoncon skandalin në Devoll dhe “sulmon” Emanuela Rustën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 25, 2023 | 8:40

FOTO/ “Më thanë majmun dhe zezak”, braziliani i Butrintit denoncon skandalin në Devoll dhe “sulmon” Emanuela Rustën

Një mbrojtës brazilian akuzon për racizëm në futbollin shqiptar, më saktësisht në Kategorinë e Dytë. Quhet Paulo Vitor dhe është 27 vjeç, teksa luan këtë sezon me Butrintin e Sarandës. Për herë të parë në futbollin shqiptar ka ardhur dy vite më parë si pjesë e Gramozit të Ersekës.

paulo vitor

Së fundmi, pas ndeshjes që Butrinti luajti në transfertë me Devollin, ku humbi me rezultatin e thellë 6-1, Vitori ka hedhur akuza të forta për vendimet që ka marrë në atë takim arbitrja Emanuela Rusta.

Mbrojtësi u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve në pjesën e dytë.

“Dua të di se për çfarë arsye kjo gjyqtare ka vendosur të më ndëshkojë mua. Lojtari i Devollit më ka quajtur majmun në sytë e saj dhe ajo nuk i ka tërhequr as vëmendje atij, por më ka përjashtuar mua nga loja. Thjesht doja respekt, sepse edhe në ndeshjen e parë, i njëjti lojtar më ka quajtur zezak, majmun dhe më tregonte që të shkoja e të haja banane. Edhe ata gjyqtarë në ndeshjen e parë nuk morën asnjë masë. Fatkeqësisht ky është futbolli shqiptar”, shkruante i indinjuar në rrjetet sociale, mbrojtësi i skuadrës sarandjote.

WhatsApp Image 2023-04-25 at 08.29.04

Paulo Vitor u ndëshkua fillimisht me një karton të verdhë për një ndërhyrje në mesfushë, ndërsa më pas për shkak të një penalltie të dhënë në favor të Devollit.

Sipas titullarit të Butrintit, këto dy vendime që mori arbitrja Emanuela Rusta, ishin të paqena, teksa braziliani ka denoncuar me pamje filmike rastet konkrete të ndeshjes ndaj Devollit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"