FOTO/ Mbrojtje e hekurt, por mbajmë më pak topin! Statistikat e 4 skuadrave të grupit të Shqipërisë në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2023 | 21:11

FOTO/ Mbrojtje e hekurt, por mbajmë më pak topin! Statistikat e 4 skuadrave të grupit të Shqipërisë në Europian

Shorti i hedhur në Hamburg për finalet e EURO 2024-ës e ka vendosur Shqipërinë në Grupin B, që me të drejtë është etiketuar si “grupi i vdekjes”. Spanjë, Shqipëri, Kroaci dhe Itali janë katër skuadrat që përbëjnë grupin B. Spanja dhe Shqipëria i mbyllën kualifikueset e fundit për Europianin e Gjermanisë si të parat në grup, ndërsa Kroacia dhe Itali e siguruar biletën europiane në ndeshjet e fundit në grupe duke u renditur në vendet e dyta.

shqiperia

Sajti i specializuar i statistikave ”Sofascore” u ka bërë një analizë të detajuar të katër skuadrave të Grupit B, në lidhje me ata që ato kanë arritur gjatë fazës kualifikuese të Euro 2024. Nga këto të dhënë të detajuara sipas zërave del qartë që Shqipëria ka pasur një mbrojtje “të hekurt” gjatë fazës kualifikuese, pasi kuqezinjtë kanë pësuar vetëm 4 gola në tetë ndeshje. Po kaq gola ka pësuar edhe Kroacia.

Ndërsa Spanja ka pësuar 5 gola në tetë ndeshjet e saja në grupin kualifikues. Italia vjen si ekipi me mbrojtjen më të dobët, pasi gjatë fazës kualifikuese ka pësuar 9 gola. por nëse krenohemi me soliditetin në mbrojtje, “thembra e Akilit” e Kombëtares shqiptare mbetet zotërimi i topit, i cili është 50.1 %. Kjo shifër është alarmante për faktin se kjo e dhënë u arrit edhe pse në grup kishim ekipe si Moldavia dhe Ishujt Faroe, pa llogaritur Poloninë dhe Republikën Çeke. Spanja e mbylli fazën kualifikuese me 7 fitore dhe një humbje, me golavarazh 25-5.

Kroacia regjistri në grupin kualifikues me 5 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje dhe golavarazh 13-4. Italia në fazën në grupe arriti 4 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje dhe golavarazh 16-9. Shqipëri e mbylli grupin kualifikues si e para me 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje, si dhe me golavarazh 12-4, ku spikasin disa eurogola. Në foton e servirur nga “Sofascore” për “Panorama Sport” gjeni të gjitha të dhënat e detajuara për arritjet e katër skuadrave që përbëjnë Grupin B në fazën finale të Euro 2024, që starton më 14 qershor në Gjermani.

sofa

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"