FOTO/ Lamine Jamal shfaqet si kurrë më parë, nuk e fsheh admirimin për Lionel Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2023 | 10:24

FOTO/ Lamine Jamal shfaqet si kurrë më parë, nuk e fsheh admirimin për Lionel Mesin

Sulmuesi i Barcelonës, Lamine Jamal është shfaqur me fanellën e Argjentinës me emrin e Mesit në shpinë. Foto është publikuar nga berberi i tij pasi e ka qethur.

Lamine Yamal ndryshon 'look', për Leo Messin i riu

Dashuria publike e Lamine për Leon vjen disa javë, pasi ylli argjentinas e lavdëroi duke e përfshirë në listën e kandidatëve të ardhshëm për të fituar “Topin e Artë”.

“Ka disa lojtarë, mund të ketë një mosmarrëveshje shumë të bukur në vitet e ardhshme. Haland, Mbape, Vinicius… Shumë të rinj që do të bëjnë një betejë të bukur. Lamine Jamal, i cili është shumë i ri dhe tashmë po luan për Barcelonën, duke qenë protagonist”,- tha Messi në një intervistë për gazetën ‘L’Equipe’ pas fitimit të tij të tetë të “Topit të Artë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"