FOTO/ Kazakët e presin me shpulla, ish-sulmuesi i Skënderbeut nis aventurën në klubin e ri
Sulmuesi Franklin Ahanonu, i dha lamtumirën pak javë më parë Skënderbeut, duke u transferuar në kampionatin kazak të futbollit, te skuadra e njohur e Astanas.
Futbollisti 22-vjeçar ishte pjesë e Turbinës së Cërrikut në edicionin e kaluar, ndërsa në verë iu bashkua korçarëve, për t’u larguar më pas drejt një destinacioni që mund ta ndihmojë më shumë në karrierën e tij, falë edhe promovimit që i bëri vetes me 9 gola të shënuar në 18 ndeshje në këtë edicion në Superiore.
Që nga dita e sotme, për të ka nisur aventura në Kazakistan dhe ka qenë vetë Franklin ai i cili ka postuar fotot nga dita e parë e stërvitjeve. Ashtu siç është bërë traditë, lojtari i ri është pritur me tunelin e famshëm të shpullave nga shokët e skuadrës, të cilët padyshim tani presin si përgjigje golat nga ai.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"