FOTO/ Kaos me biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë, FSHF sërish me dy standarde

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 15:04

FOTO/ Kaos me biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë, FSHF sërish me dy standarde

Sot në “Elbasan Arena” do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë dhe në stadium do të ketë tifozë të organizuar vetëm nga ata të Egnatias, sepse tifozët e Tiranës nuk mund të shkojnë, të paktën të identifikuar me fanellë dhe ndonjë banderolë.

Tirana-Egnatia

E para, njëherë është e shëmtuar për një fundsezoni që luftohet gjithë kohës, me një klub të rëndësishëm dhe thjesht të lë shije të hidhur vetëm ta dëgjosh si lajm dhe jo më të shohësh një stadium gjysmëbosh, aq më tepër që Shqipëria nuk e ka luksin asnjëherë që me kaq pak tifozë sa ka, të ndodhë diçka e tillë. E dyta, ka diçka që nuk shkon në këtë histori. Tirana është dënuar pas barazimit me Bylisin nga Komisioni i Disiplinës, me vendimin e datës 26 maj që është një masë e përkohshme, ndërkohë që hetimi disiplinor vazhdon, ku thuhet se Tirana duhet t’i zhvillojë ndeshjet pa spektatorë për të paktën 90 ditë, deri në marrjen e një mase përfundimtare dhe mungesa e tifozëve në finalen e Kupës ishte e pritshme.

EGNATIA- Problemi qëndron tek Egnatia, e cila gjithashtu është dënuar nga Komisioni i Disiplinës për zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të sezonit futbollistik 2022- 2023 pa tifozë. Vendim ky i datës 13 prill 2023 dhe më pas vendimi i Komisioni të Apelit në datën 19 prill ku lihet në fuqi zhvillimi i ndeshjeve të mbetura të sezonit futbollistik, pa spektatorë. Ndërkohë që “Panorama Sport” mëson se në Rrogozhinë gjatë këtyre ditëve janë shitur më shumë se një mijë bileta për ndeshjen e sotme nga Egnatia dhe këtu mund të themi se ka një lloj anshmërie.

Gjithashtu, ajo që mbetet e çuditshme është se, edhe pse kampionati ka përfunduar, Kupa e Shqipërisë është po pjesë e këtij sezoni futbollistik, sipas rregullores së publikuar nga FSHF-ja ku neni 2, pika g, thotë se sezoni futbollistik përfundon më 30 qershor. Kështu që edhe Egnatia nuk e ka ezauruar dënimin e lënë në fuqi nga Komisioni i Apelit, sepse sezoni futbollistik thuhet qartë se përfundon pas ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë dhe këtu FSHF-ja është me dy standarde.

Vendimi i Komisionit të Apelit më datë 19.04.2023, ku lë në fuqi vendimin e Disiplinës që thotë se Egnatia duhet t'i luajë ndeshjet e mbetura të sezonit futbollistik pa tifozë.

Vendimi i Komisionit të Apelit më datë 19.04.2023, ku lë në fuqi vendimin e Disiplinës që thotë se Egnatia duhet t’i luajë ndeshjet e mbetura të sezonit futbollistik pa tifozë.

Rregullorja e FSHF-së, ku neni 2, pika g, thotë se sezoni futbollistik mbaron më 30 qershor.

Rregullorja e FSHF-së, ku neni 2, pika g, thotë se sezoni futbollistik mbaron më 30 qershor.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"