FOTO/ Gjimshiti e vërteton në fushë se është lider, ja statistikat dhe nota e lartë në ndeshjen e Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2023 | 21:41

FOTO/ Gjimshiti e vërteton në fushë se është lider, ja statistikat dhe nota e lartë në ndeshjen e Ligës së Europës

Atalanta është ndalur sot në mënyrë të papritur në një barazim 2-2 në fushën e Shturm Grac në Ligën e Europës. Por kjo nuk zbeh aspak paraqitjen e Berat Gjimshitit, i cili ka vërtetuar përsëri sot se është një lider edhe te klubi italian.

gjimshiti

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka qenë një ndër më të mirët në fushë, duke gabuar rrallëherë siç e tregojnë statistikat e përpiluara nga SOFASCORE për ndeshjen në fjalë.

Saktësi në pasime, thuajse i pagabueshëm në duelet me kundërshtarët në tokë dhe në ajër, si dhe siguria që i dha ai ekipit me spastrimet e topit, bënë që Gjimshiti të meritonte notën 7,4 për këtë ndeshje, duke qenë pas vetëm Muriel i cili shënoi dy golat për ekipin e Atalantës.

WhatsApp Image 2023-10-26 at 9.25.55 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"