FOTO/ Gjimshiti dhe Xhaka pjesë e 11-shes më të mirë të Ligës së Europës, “zhduken” lojtarët e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 11:10

FOTO/ Gjimshiti dhe Xhaka pjesë e 11-shes më të mirë të Ligës së Europës, “zhduken” lojtarët e Milanit

Mbrëmë u luajtën 4 sfidat e para çerekfinale të Ligës së Europës, ku u shënuan në total plot 9 gola.

fdg

Padyshim që surpriza ishte disfata 0-3 që Liverpuli pësoi në “Anfield” nga Atalanta e Berat Gjimshitit. Leverkuseni i Granit Xhakës mposhti Uest Hemin me rezultatin 2-0.

Gjithashtu festoi Roma në “San Siro” kundër Milanit, por edhe Benfika ndaj Marsejës.

Ndërkohë “Sofa Score” ka publikuar 11-shen më të mirë të Ligës së Europës ku nuk mungon Gjimshiti dhe Xhaka. Në sy bie edhe numri i lartë i futbollistëve të Leverkusenit që kanë shkëlqyer, ndërsa nga Milani nuk ka asnjë lojtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"