FOTO/ Gazetari bën ironi me gjendjen e volejbollit, ish-sekretari i FSHF: Politika e pamëshirshme zhduku Dinamon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2023 | 21:11

FOTO/ Gazetari bën ironi me gjendjen e volejbollit, ish-sekretari i FSHF: Politika e pamëshirshme zhduku Dinamon…

Një status i gazetarit sportiv Ervin Baku rreth gjendjes së volejbollit shqiptar, ka hapur diskutime në rrjetet sociale dhe jo vetëm për trashëgiminë e zhdukur të këtij sporti. Baku kujtonte se si Dinamo e famshme e vajzave shkruante historinë 4 dekada më parë përballë një ekipi turk, i cili tashmë ishte nënkampion Europë.

dinamo volejboll femra

“Në dhjetor të vitit 1982, Dinamo e Ela Tases dhe Moza Ibrahimit shkepte Eczacıbaşı-n e Stambollit dhe hynte në 4 skuadrat më të mira të Europës. Madje turket nuk i merrnin dot një set kampioneve tona (3-0 në Tiranë dhe 0-3 në Stamboll).

fghfghfggfhhf

Sot, 41 vite më vonë, Eczacıbaşı i Stambollit është nënkampion i Europës në volejboll për femra (humbi mbrëmë finalen kundër një tjetër ekipi turk, VakifBank). Sot, Dinamo e volejbollit të femrave është zhdukur nga harta e sportit shqiptar. Kemi “ecur” me hapa gjigantë”, shkruante Baku në statusin e tij.

Ndër ata që reaguan ndaj këtij postimi, ishte edhe ish-sekretari i përgjithshëm I FSHF-së, Eduard Dervishaj.

“Një teme shumë e rëndësishme për t’u diskutuar…

Për historinë e sportit është tragjike se si dhe kush e “zhduku” klubin Dinamo…! Mjafton të shikosh emrat e vajzave dhe trajnerëve të tyre…të shkëlqyer!

Çfarë beri komuniteti i futbollit dhe ai sportiv në përgjithësi…!?

Ky lajm i Dinamos pasqyrohet në gazetën “Sporti Popullor” (“Sporti Shqiptar”), një nga gazetat më të vjetra dhe historike në Shqipëri, sot 88 vjeçare!

“Si është e mundur?! Si mund të “zhduket” nga historia një gazetë që, pa e ekzagjeruar aspak, mund të them se ishte pasuri kombëtare…?! Çfarë u bë me të? Përsëri edhe në këtë rast u shfaqën të pamëshirshmit e politikës. E privatizuan, për miqtë e shokët e tyre, me procedura që nuk u bënë asnjëherë transparente. Dhe komuniteti i sportit, si gjithnjë i nëpërkëmbur dhe i asfiksuar në këto vite të këtij tranzicioni të gjatë dhe të vështirë, heshti! Asnjë interes! Asnjë protestë!”, shkruante Dervishaj si përgjigje, duke marrë një koment edhe nga profesor Përparim Kabo.

fgdgdfgdfgfgdgfdg

“Historia e paushqyer, është histori qe shuhet!”, shkruante ky i fundit, duke bërë të qartë se cilat ishsin pasojat e heshtjes së tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"