Postuar: Shkurt 11, 2024 | 12:40
FOTO/ Fusha është kthyer në moçal, ndeshja e Kategorisë së Dytë rrezikon të shtyhet
Një nga ndeshjet e sotme në Grupin B të Kategorisë së Dytë rrezikon të shtyhet për shkak të situatës së fushës.
Reshjet e shiut kanë bërë që fusha sportive në Këlcyrë të mbushet me ujë dhe kështu, të mos jetë në gjendjen optimale që kërkohet për sfidën e vendasve ndaj kryesuesve të Pogradecit të planifikuar të luhet sot në orën 13:30.
Mbetet në dorën e delegatit të vendosë nëse mund të luhet apo jo, por me pjesët e fushës të mbuluara nga uji, duket paksa e pamundur që të zhvillohet një ndeshje futbolli në kushtet normale.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"