FOTO/ FSHF përjashtoi për dy vite drejtuesin e Kukësit, zbulohet “prova” nga policia që nuk ka dhunuar gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 22:13

FOTO/ FSHF përjashtoi për dy vite drejtuesin e Kukësit, zbulohet “prova” nga policia që nuk ka dhunuar gjyqtarin

Drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili, është dënuar dje nga Komisioni i Disiplinës në FSHF me përjashtim për dy vite nga aktivitetet sportive. Një masë të cilën Halili e ka apeluar, pasi insiston se nuk ka goditur gjyqtarin Olsion Yzeiraj në fillim të ndeshjes ndaj Erzenit, për të cilën është dhënë kjo masë e rreptë ndëshkimore.

NAIM HALILI 

Përtej asaj që është shkruar në raportin e gjyqtarit dhe të delegatit të FSHF-së të pranishëm në “Kukësi Arena”; si “provë” për të vërtetuar të kundërtën e asaj që pretendohej në dënimin e tij, se ka ushtuar dhunë ndaj gjyqtarit, është një procesverbal i Policisë së Kukësit që tregon se Naim Halili ka debatuar me fjalë fyese me gjyqtarin Olsion Yzeiraj.  

E njëjta gjë përsëritet edhe në vendimin e Policisë së Kukësit, që ka ndaluar hyrjen e Halilit në ambientet sportive deri në fund të këtij sezoni, si dhe ka gjobitur këtë të fundit për veprimin që ka bërë. Këto dokumente do të përdoren nga Halili në apelimin e tij në FSHF, si prova për të hedhur poshtë dënimin dyvjeçar që i është dhënë nga institucioni i futbollit. 

H3 H1 H2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"