FOTO/ Besëlidhja bie zyrtarisht në Kategorinë e Dytë, tifozët e “përshëndesin” me… protestë për stadiumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2023 | 19:25

FOTO/ Besëlidhja bie zyrtarisht në Kategorinë e Dytë, tifozët e “përshëndesin” me… protestë për stadiumin

Humbja e sotme ndaj Luzit ka bërë tashmë zyrtare rënien në Kategorinë e Dytë të skuadrës së Besëlidhjes. Lezhjanët u mundën 1-0 në shtëpi dhe tashmë janë dënuar përfundimisht edhe nga matematika me kthimin te futbolli amator.

WhatsApp Image 2023-04-15 at 4.10.20 PM (1) (1)

Një situatë që nuk u ka pëlqyer tifozëve lezhjanë, të cilët prej kohësh janë të pakënaqur me rezultatet e ekipit që ka zhgënjyer në këtë edicion, pas shumë viteve mes skuadrave më të spikatura në Kategorinë e Parë. Por sot ata nuk kanë protestuar vetëm për rezultatin dhe rënien e ekipit.

Një grup tifozësh të Besëlidhjes kanë vendosur në tribunën përballë një parullë ku shkruhej “Thuaj JO Shembjes”. Ka kohë që është deklaruar se stadiumi i qytetet të Lezhës do të shembet. Kjo tashmë ka nisur pasi aneksi i stadiumit është prishur.

WhatsApp Image 2023-04-15 at 4.10.20 PM (2)

Një situatë që nuk u pëlqen tifozëve të cilët nuk duan të ndahen nga impianti i vjetër dhe kanë nisur ta shprehin edhe publikisht këtë pakënaqësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"