FOTO/ Alan bëhet baba, Erzeni “spostohet” në Spanjë dhe viziton mitikun… “Camp Nou”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 13:20

FOTO/ Alan bëhet baba, Erzeni “spostohet” në Spanjë dhe viziton mitikun… “Camp Nou”

Ndeshjet e fundit për ekipin e Erzenit kanë qenë disi të lodhshme, pasi në sajë të dëmtimeve të shumta, trajneri Kapllani ka qenë i limituar për të bërë zëvendësime dhe lojtarët aktualë kanë shumë minuta në këmbë, nisur dhe nga fakti që është i vetmi ekip që e nisi sezonin pa një fazë të mirëfilltë përgatitore.

erzeni

Rrjedhur nga kjo dhe nga zhvillimin e ndeshjeve kombëtare përgjatë dy javëve, lojtarët kanë marrë disa ditë pushim. Grupi i shqiptarëve të Maqedonisë janë parë së bashku në Barcelonë, duke ndarë dhe foto në rrjete sociale, ku kane vizituar qytetin historik katalanas dhe mitikun “Camp Nou”.

337530665_755685439404996_3790428125739560238_n

Nga ana tjetër, në Shijak ka zhvillime tjera, pasi mesfushori brazilian i shijakasve, Alan Rodrigues Calbergue, është bërë baba, teksa e shoqja etij, që po jeton në Shqipëri me të, ka lindur një djalë, të cilin e kanë quajtur Henry.

337436500_1164590184226469_5167441187630720351_n

Një banor i ri tani në Shijak me ADN braziliane, por me emrin e një futbollisti francez, që ka ndëshkuar më parë Brazilin. Mesfushori i Erzenit ka një motiv më shumë për të dhënë më të mirën në fushën e lojës në ndeshjet e mbetura.

RONALD FAJA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"