FORMULA 1/ Sezoni nis me Vershtapen në pole-position, por Ferrari shfaqet konkurruese

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 20:26

FORMULA 1/ Sezoni nis me Vershtapen në pole-position, por Ferrari shfaqet konkurruese

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Bahrejnit në Formula 1, gara e parë e këtij sezoni, janë mbyllur me Maks Vershtapen përsëri në vendin e parë duke siguruar pole-position. Por kampioni i botës në fuqi nuk e kishte shumë të thjeshtë, pasi makinat Ferrari vunë në vështirësi ato Red Bull.

sdfsdfsdfsdfdsf

Pavarësisht problemeve në provat e lira, Vershtapen vendosi përsëri diktatin e tij. Por në provat e sotme, Sharl Lëklerk me Ferrari nuk ishte shumë larg tij, ndërsa edhe Xhorxh Rasëll me Mercedes siguroi vendin e tretë. Fakti që Karlos Sainz me Ferrarin e dytë doli i katërti para Serxhio Perez me makinën tjetër Red Bull, jep sinjale se ndoshta Vershtapen këtë vit do të ketë pak më shumë rivalitet se në edicionin e kaluar.

Alonso mori vendin e gjashtë në vijën e nisjes, i ndjekur nga makinat MekLaren të Norris e Piastri, ndërsa Hemilton e nisi sezonin me vetëm vendin e nënte në kualifikuese.

asdasddasdsadaad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"