FORMULA 1/ Domioi në nisjen e sezonit të ri, Vershtapen: Unë dhe makina ishim një, pas kthesës së parë shijova pistën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 14:12

FORMULA 1/ Domioi në nisjen e sezonit të ri, Vershtapen: Unë dhe makina ishim një, pas kthesës së parë shijova pistën

Nga kthesa e parë në të fundit, Maks Vershtapen dominoi përgjatë gjithë 57 xhirove në pistën e Sakhir në Çmimin e Madh të Bahrejnit. Pas përfundimit të garës, gjatë një interviste holandezi u shpreh se ai dhe makina ishin bërë një në pistë.

hgjh

“Ishte një garë të cilën e shijova shumë. Makina pati një balancë perfekte, këtë sukses e bën më të bukur edhe vendi i dytë i Perez. Mënyra më e mirë e mundshme për të nisur sezonin e ri. Sa i përket garës, starti ishte shumë i mirë. E kishim përgatitur skenarin për në kthesën e parë, mbrojta pjesën e brendshme sepse e dija se Lëklerk do të sulmonte aty. Nga ai moment e mbrapa nuk pati probleme. Gjithçka shkoi më mirë edhe nga sa e kishim parashikuar. Makina ishte në gjendje maksimale, kishim një ritëm të shkëlyqer. Ishte një nga ato ditë kur e shijon pistën. Por, këto ditë nuk është se përsëriten shpesh ndaj duhet të mbetemi të fokusuar. Të gjitha ishin perfekt, në pistë, unë dhe makina ishim një”, u shpreh 26-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"