FORMACIONI/ Ish-kapiteni mbetet problem te Tirana, merret vendimi për Latifin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2024 | 11:35

FORMACIONI/ Ish-kapiteni mbetet problem te Tirana, merret vendimi për Latifin

Liridon Latifi është kthyer të stërvitet veçmas me grupin e Tiranës. Lojtari ka lënë pas ënjtjen e këmbës dhe nëse gjërat shkojnë mirë do të jetë në stolin e rezervave.

tirana 1

Gjithsesi, skuadra është gati për të qenë në fushën e lojës. Fagu dje punoi thjesht. Në mungesë të Latifit, me shumë mundësi nga minuta e parë do të jetë Patrik. Për sa i përket mesfushës do të kthehet titullar Lushkja që luajti shumë mirë sa hyri në fushën e lojës. Mund të ketë në ndryshim me Nikqin, Haxhiun e brazilianin nga minuta e parë.

Mesfusha me tre Jonuzi-Deliu dhe Lushkja, si dhe kthehet mbrojtja me katër, Haxhiu, Lulaj ose Najdovski, Hoxhallari dhe Përgjoni. Edhe në portë, kthehet i pezulluari Kozi.

assaasdsadasdasdasd

Erzeni dhe Tirana luajnë një takim deciziv, pasi secila prej tyre kërkon me ngulm fitoren. Erzeni për të shpresuar qëndrimin në Superiore dhe Tirana për të kapur “Final 4”. Kujtojmë që Erzeni nuk është mundur asnjëherë nga Tirana këtë kampionat.

DILEMA – Ish-kapiteni, Filip Najdovski rrezikon të jetë rezervë edhe këtë ndeshje. Lojtari tani është zgjedhje e dytë te Tirana në qendër të mbrojtjes dhe kjo do të thotë se mes palëve ka një përplasje të madhe që mund të vazhdojë deri në fund të kampionatit. Dihet që Najdovski në janar dorëzoi shiritin e kapitenit, ndërsa ka një akull mes tij dhe lojtarëve të tjerë të skuadrës si dhe klubit bardheblu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"