Postuar: Janar 16, 2023 | 22:21
Formacioni i Vllaznisë, si bëhet skuadra shkodrane me Balajn në majën e sulmit
Bekim Balaj do të jetë në majën e sulmit kuqeblu dhe afrimi i tij jo vetëm shton konkurrencën në repartin ofensiv, por i jep garanci Vllaznisë për golat.
Finalizimi ka qenë problemi më i madh i shkodranëve deri më tani dhe kësisoj, me një nuhatës të portës si Balaj, gjërat do të jenë edhe më të thjeshta.
Shkodrani do të zërë vendin e Kainës në qendër të ofensivës, por me rikthimin nga dëmtimet të mbrojtësit Bulatoviç dhe sulmuesit të krahut, Latifi, Vllaznia bëhet edhe më e frikshme, duke dhënë siguri për vazhdimësinë.
PANORAMASPORT.AL
